OKB: Mbi 400 fëmijë të vrarë në Jemen

442
Prej muajit mars, nga konflikti në Jemen janë vrarë afro 400 fëmijë, ndërsa pothuajse numër i njejtë i fëmijëve janë rekrutuar nga grupet e armatosura, ka thënë mbrëmë agjencia UNICEF. Ky është raporti i parë i kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara për fëmijë, dhe vërejtja e parë për situatën në Jemen, ku koalcioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po lufton kundër kryengritësve shiitë huthi, prej fundit të muajit mars të këtij viti. Mëtutje, në raport theksohet se para një jave, 398 fëmijë janë vrarë, ndërsa më tepër se 600 të tjerë janë plagosur. Po ashtu, 377 fëmijë janë rekruatuar për të luftuar dhe 1.3 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Sigal