Getonizimi 25-vjeçar i lagjeve të reja në kryeqytet

495
Sigal

Gjendja në të cilën ndodhen rrugët e disa prej lagjeve më kryesore të kryeqytetit të vendit tonë, janë shumë larg standardeve në të cilat duhet të jenë rrugët e qyteteve të Europës. Vijon publikimi nga gazeta ”Telegraf” i rrugëve në kushte të mjerueshme, në disa prej lagjeve më kryesore në Tiranë. Këtë herë përmes fotove do të njihen me gjendjen jashtë çdo standardi në të cilën ndodhen rrugët e lagjeve në zonën e njohur si “Unaza e Re”. Me gjithë se kjo zonë po popullohet me ritme mjaft të shpejta kohët e fundit dhe numri i ndërtimeve të reja është i lart, ende nuk është bërë asgjë për rregullimin e infrastrukturës në këtë zonë. Gropa të mëdha të mbushura me ujë dhe baltë, kjo është panorama që të ofrojnë këto rrugë edhe në mes të stinës së verës, rrugë të cilat janë deri diku të pakalueshme për automjetet, për shkak se rrezikojnë të dëmtohen nëse kalojnë përmes këtyre rrugicave. Banorët thonë se deri tani nuk u është premtuar asnjë ndërhyrje për përmirësimin e situatës, edhe pse kërkesat kanë qenë të shumta nga ana e tyre drejtuar pushtetit vendorë. Sipas tyre mungesa e trotuareve, kthesat e panevojshme dhe mungesa e sinjalistikës janë të tjetra fenomene problematik që paraqitet në këtë zonë. Ata thonë se edhe dhe pse lagjja është në ndërtim e sipër ende nuk është marrë asnjë masë për mbylljen e kanaleve të ujërave të zeza të cilat ndodhen në sipërfaqe, çka rrezikon seriozisht shëndetin e banorëve në këto lagje. 

Mungesa e ndriçimit 

Përveç mungesës së infrastrukturës, në shumicën e lagjeve të Tiranës mungon edhe ndriçimi, i cili ua vështirëson qytetarëve lëvizjen në orët e vona të natës. Banorët thonë se përpiqen të evitojnë lëvizjet në orët e vona, por për disa është e pamundur pasi u duhet të lëvizin për në punë për shkak të turneve qe kanë. Në disa segmente të lagjeve llambat janë djegur dhe të thyera, ndërsa shtyllat janë vjedhur gjatë natës për tu shitur për skrap. Ndryshe nga lagjet të cilat sistemi i ndriçimit u është dëmtar, në rrugicat e lagjeve të “Unazës së Re”, ende nuk ka pajisje me sistem ndriçimi. Të vetmet drita që u ndriçojnë rrugën kalimtarëve janë ato të reklamave të lokaleve dhe dyqaneve të lagjeve dhe makinave të rastit. Banorët përveç frikës së përballjes me ndonjë hajdut në orët e vona (ku mungesa e ndriçimit ua lehtëson grabitjen), ata përballën edhe me frikën se mos përfundojnë në pusetat pa kapak të cilat janë të shumta. Realiteti me të cilin përballen çdo ditë dhe natë banorët e lagjeve më kryesore të Kryeqytetit paraqitet mjaft shqetësuese, ata apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme dhe për ofrimin e kushteve më minimale në përmirësimin e jetesës në kryeqytet. D.H

Miliona euro më pak për infrastrukturën e vendit

Shkurtohet buxheti i rrugëve: Shteti rrezikon pagesën e kompanive kontraktore 

Shkurtimi i buxhetit pritet të ndikoj negativisht në infrastrukturën e vendit tonë, ku më e ekspozuar ndaj rrezikut pritet të jetë infrastruktura rrugore dhe transporti detar. 
Buxheti i rishikuar nëpërmjet aktit normativ ka shkurtuar fondet për infrastrukturën rrugore me 8.2% dhe ato për transportin detar me 45%. Ndërkohë këto shkurtime që lidhen direkt me infrastrukturën, ndikojnë negativisht jo vetëm në mosrealizimin e projekteve, por ka rrezik të rikthejnë sërish borxhet e qeverisë ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve. Buxheti i ministrisë së Transportit me rishikimin është shkurtuar me 12%. Fondi i transportit rrugor është shkurtuar me 1.7 miliardë lekë, fondet për ujë dhe kanalizime janë shkurtuar me 17%ose me 2.6 miliardë lekë dhe fondet për transportin detar janë shkurtuar me 45%. Shkurtimi i buxhetit në mes të vitit sidomos për transportin rrugor ka qenë shkaktari kryesor në vitet e mëparshme për krijimin e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve që kishin kontrata punimesh në rrugë. Kompanitë të cilat gjenden në vendin tonë janë përballur edhe më herët me mos korrektësinë e shtetit tonë, vetëm pak ditë më parë një kompani greke kërcënoi se do të linte përgjysmë punimet në aksin rrugor Tiranë-Elbasan pikërisht për shkak të miliona eurove që shteti ynë ka borxh ndaj kompanive kontraktore. Kjo situatë në dëm të imazhit të vendit tonë krijohet për shkak se tenderimet në fillim të vitit bëhen duke marrë në konsideratë fondet që ka parashikuar buxheti, shkurtimi i tyre në mes të vitit krijon detyrime të kompanitë kontraktore me qeverinë. Nisja e punëve publike të pambuluara me financim, ka ulur eficencën e këtyre investimeve duke çuar në shpërdorimin e parave publike. Me shkurtimin e buxhetit për vendi ynë do të përballet me mungesë investimesh, në një kohë që gjendja në të cilën paraqitet infrastruktura e vendit tonë është e varfër.