Fillon kthimi masiv i shqiptarëve, ambasada gjermane gati kalendarin

565
Ambasada Gjermane njoftoi një kalendar kthimesh massive. Brenda një muaji 770 shqiptarë që kanë kërkuar azil do të kthehen në Shqipëri.Ambasada Gjermane në Tiranë dërgoi dje një njoftim ku shënohen data të avionëve të cilët do të kthejnë secili nga 70 azilkërkues. 770 në total do të jenë në Rinas brenda shatorit. Në fakt numri është i vogël krahasuar me ata që kanë kërkuar azil, por me gjasë ky është vetëm fillimi.
Sipas grafikut në 11 data në kuadër te aksionit te ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar të azilkërkuesve nga Ballkani, pritet që në atdhe të paktën 770 shqiptarë. Transporti i tyre do të kryhet nga polica e landeve federale me avion charter. Sipas zyrës diplomatike gjermane, pjesë e të riatdhesuarve në ditët ne vazhdim do të jenë edhe rreth 490 kosovarë, 70 azilkërkues nga Maqedonia dhe 70 nga Serbia. Në listë bie në sy se numrin më të madh të të riatdhesuarve do e përbëjnë shqiptarët dhe shtetasit e Kosovës. Në Shtator ndërkohë pritet të merren edhe vendime të tjera në lidhje me azilkërkuesit. Gjermania prit të përshpejtojë procedurat për vende të Ballkanit që shihen si të sigurta, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Sigal