Obama, plan të ri për parandalimin e incidenteve me armë

467
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, do të prezantojë një plan të ri për të parandaluar incidentet e shumta me armë. Platforma do të kërkojë që të gjithë shitësit të jenë të licensuar dhe të kërkojnë informacione të detajuara nga blerësit. Ky rregull do të aplikohet edhe për shitjet online. Gjithashtu, pritetet që të gjithë shtetet federale të amerikës të japin informacion për njerëzit të cilët vuajnë nga problemet psikologjike, sëmundjet mendore, dhuna në familje, etj.

Këto të dhëna do të përpunohen më tej nga ekspertët analizues të FBI-së. Ky department i Byrosë Federale të Investigimit do të rrisë edhe numrin e të punësuarve me 50%. Më tej, qeveria do të kërkojë nga Kongresi që të miratojë fondin prej 500 milionë dollarësh për të rritur kujdesin shëndetësor mendor. Sa i përket shitjes së armëve, pritet që të eksperimentohet edhe në teknologjinë “smart gun”, për të përmirësuar parametrat e sigurisë.
Sigal