Nis së shpejti shfaqja e Khloe Kardashian

594
Khloé Kardashian është gati të nisë shfaqjen e saj “Kocktails with Khloé” e cila do të transmetohet më 20 janar në FYI. Nëse jeni kuriozë të dini se çfarë ndodh pasi keni pirë disa kokteile, Kloe është e hapur t’ua rrëfëje të gjitha. Në faqen e saj në Instagram, bukuroshja e reality-t ka postuar edhe promon e shfaqjes së saj të re…

“Kur njerëzit janë të dehur rrëfejnë histori nga më të çmendurat dhe mbi këto histori do të bazohet shfaqja ime. Gjithçka e merr spunton nga festat pas darke në shtëpinë time,” thotë Kardashian, në promon e publikuar të hënën në mediat sociale. Seritë ishin parashikuar të nisnin më 9 dhjetor të vitit që shkoi, por u shtynë pas problemeve shëndetësore të ish-bashkëshortit të saj, Lamar Odom në muajin tetor. Ndërsa Kloe, tashmë duket shumë entuziaste për këtë show që starton javën e ardhshme.

“Jam shumë e lumtur që mund të ftoj fansat në jetën time dhe në shtëpinë time. Kjo shfaqje do të më japë mundësinë të kaloj momente të bukura më miq të vjetër, por edhe të rinj. Po pres me padurim t’ju tregoj ndjekësve të mi surprizat e “Kocktails with Khloé.”
Sigal