Njihuni me qenin më të madh në botë

457
Sigal

Njihuni me Freddy-n, qenin më të madh në
botë, i gjatë 2.3 metra.

Pronarja e tij, Claire Stoneman,
nga Essex Britani e Madhe është tërësisht e përkushtuar ndaj kafshës së saj
shtëpiake që ka thyer rekord Guiness, dhe motrës së tij Fleur.

Afeksioni i saj ndaj tyre është
aq i madh sa për 41 vjeçaren qentë janë një prioritet, duke lënë pas jetën
romantike.

“Jam beqare prej katër vitesh.
Por kam qentë. Ata janë fëmijë për mua…sepse unë nuk kam patur kurrë fëmijë.
Ata kanë nevojë për mua dhe është bukur,” tha Stoneman për Daily Star Sunday.

Shpenzimet e saj vjetore për tu
kujdesur për Freddy-n, i cili peshon 92 kg, dhe Fleur shkojnë rreth 12,500
paund.