U futën në zonë ushtarake të palejuar, arrestohet çifti grek në Turqi

124
Sigal

Një çift nga Greqia është arrestuar në kufirin me Turqinë. Mediat në vend raportojnë se bëhet fjalë për oficerin e policisë Manolis Valasoudis dhe për Athena Tziaka e cila punon në kabinat e pagesës në autostradën e Egnatias.

Çifti kishin shkuar në Edirne ditën e djeshme për shopping, por ndërsa kalonin në doganën e Kastaias në rrethana ende të panjohura thuhet se ata kaluan në një zonë ushtarake të ndaluar dhe u arrestuan nga ushtria turke.

Humbjen e Athena Tziaka-s e raportoi vëllai i saj i cili ka treguar se që nga mëngjesi ajo nuk ishte kthyer nga udhëtimi i saj i shkurtër për në Edirne dhe nuk kishte pasur më kontaktet me familjen.

Autoritetet e policisë greke kontaktuan më pas autoritetet turke dhe u njoftuan se çifti mbahej në komisariatin e Edrenes Sipas informacioneve babai i Dimitris Tziakas ishte arrestuar dhe akuzuar nga autoritetet turke se dyshohet se kishte hyrë ilegalisht si peshkatar në ujërat turke.

Më pas ai u la i lirë, u kthye në Greqi me anijen e tij të peshkimit dhe u procedua gabimisht nga prokuroria greke për largim të paligjshëm jashtë vendit. Ngjarja ka ndodhur më 14 maj 2015. Në gjykimin që pasoi ai u shpall i pafajshëm.