Ndizen dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri në Presidencë/ Mesazhi i Metës: Më e mira nuk ka ardhur akoma! Gëzuar festat miq!

201
Sigal

Dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë ndezur sot në mbrëmje edhe në oborrin e Presidentit të Republikës.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit shprehet: “Më e mira nuk ka ardhur akoma! Gëzuar festat miq!“.

MESAZHI I METËS 

Sonte ndezëm dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri!
Gëzimi i këtyre ditëve le të ndriçojë shpresat dhe të ngrohë zemrat në çdo familje shqiptare.
Më e mira nuk ka ardhur akoma!
GËZUAR FESTAT MIQ!