Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burg për pastrim parash

176
Sigal

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski u dënua me 7 vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit, për rastin “Parcelat në Vodno” të inicuar nga ish-Prokuroria Speciale.

Ai u dënua për pastrim parash pasi kishte shfrytëzuar paratë e donacioneve për partinë e tij për të blerë prona të patundshme për vete, por duke i regjistruar në emra të personave të tjerë.

Ky është dënimi i tretë për Gruevskin, por nuk dihet nëse ish-kryeministri do t’i vuajë dënimet për shkak se ndodhet në Hungari që prej vitit 2018.