Mjekët në Wuhan kërcejnë pas daljes nga spitali të personit të fundit të shëruar

567
Sigal

Epidemia e koronavirusit, e cila mori jetë njerëzish, mesa duket po fillon të zhduket nga epiqendra ku kishte origjinën. Kina ka ka arritur të fitojë betejën kundër sëmundjes vdekjeprurëse, e cila mori qindra jetë njerëzish dhe infektoi mijëra të tjerë.

Në një video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale, shihet se si disa mjekë dhe infermierë të spitalit të Kinës po festojnë për punën e kryer me sukses.

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona. Në Shqipëri 12 persona janë të infektuar me koronavirus, dhe është shënuar viktima e parë.