Kurti uron Krishtlindjet, por me dritat e zyrës fikur

189
Sigal

Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi në facebook, ka uruar Krishtlindjet. Kreu i qeverisë ka postuar një foto nga zyra e kryeministrisë, ndërsa bie në sy drita e fikur. Po ashtu të fikura janë edhe dritat e pemës.

Mesazh ky që besohet se ka të bëjë me kursimin e energjisë, për shkak se vendi gjendet në krizë të thellë energjetike dhe po përballet me reduktime. Krizën energjetike, Kurti e përmendi edhe në shkrim përmes të cilit uroi festën.

“Besoj se jemi të ndërgjegjshëm bashkarisht për kushtet në të cilët na ka vendosur pandemia, për realitetin kompleks global, për krizën energjetike, ku dritën e gjejmë nëpër festa të këtilla. E, sinqeriteti, puna dhe ndjenja e përbashkët janë çelësi i çdo suksesi në jetën e secilit prej nesh. Ne do të jetojmë gjithnjë në rrethanat e kohës, por mendimi, vullneti duhet të ushqehen prej besimit. Nuk ka shpresë pa besim”.