Krijuesi i antivirusit, John McAfee synon karrigen e Presidentit të SHBA-ve

415
SHBA- John McAfee, krijuesi ekscentrik i antivirusit ”McAfee” që mban emrin e tij dhe që ka pasur probleme në të kaluarën me drejtësinë, do të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.
Ekipi i tij i fushatës depozitoi sot një dosje të kandidaturës para Komisionit Federal Zgjedhor ku theksonte se ”kam krijuar një parti të re, emrin e të cilës do ta njoftoj më vonë”.
Ekipi i tij ka krijuar një faqe web, një faqe Facebook dhe një llogari Twitter për të mbështetur këtë kandidaturë.
Sipas një zëdhënësi, një njoftim zyrtar do të bëhet në orët në vijim.
John McAfee deklaroi në faqen e internetit ”Ars Technica” se do të prezantohej në emër të “Cyber Party”
Sigal