Turqi/ Furgoni i ikën postbllokut dhe përplaset me kamionin, 11 të vdekur

558
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Hatay të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, ku një furgon i mbushur me emigrantë sirianë është përplasur me një kamion pasi nuk i ishte ndalur postbllokut të xhandarmërisë.
Agjencia turke e lajmeve “DHA” raporton se në aksident kanë humbur jetën 11 persona, 6 prej të cilëve fëmijë, dhe janë plagosur 9 të tjerë.
Refugjatët mësohet se kanë hyrë në Turqi ilegalisht. Sipas raportimeve, ekipet e xhandarmërisë në zonë i bënë shenjë shoferit të ndalonte, por furgoni nuk u ndal. Në përpjekje për t’u larguar, furgoni është përplasur me një kamion që vinte në drejtim të kundërt.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulancat, por fatkeqësisht sipas zyrës së Guvernatorit të Hatayt, 11 persona humbën jetën.
Të plagosurit janë transportuar për në spitalet e Hatayt, ndërsa viktimave do t’u bëhet autopsia. Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 15:00 me orën lokale
Sigal