Kontrolli ndaj rezidencës/ Donald Trump: FBI më vodhi pasaportat, po bëjnë gjueti shtrigash ndaj meje

59
Sigal

Donald Trump ka dhënë intervistën e tij të parë që nga bastisja në Mar-a-Lago. Ai ka pranuar që tensionet e retorikës politike duhet të ulen. Megjithatë, ai vazhdoi ta cilësojë bastisjen si pjesë e një gjuetie shtrigash politike kundër tij dhe jo një veprim të zbatimit të ligjit të ekzekutuar sipas procesit të duhur. Ndërsa akuzoi FBI-në se i kanë vjedhur pasaportat.

Vendi është në një pozicion shumë të rrezikshëm. Ka një zemërim të jashtëzakonshëm, siç nuk e kam parë kurrë më parë, mbi të gjitha mashtrimet, vite mashtrimesh dhe gjueti shtrigash, dhe tani kjo tjetra”, ka theksuar Trump.

FBI ka paralajmëruar se kërcënimet kundër personelit federal të zbatimit të ligjit po rriten në mënyrë dramatike pas bastisjes në shtëpinë e Donald Trump në Mar-a-Lago javën e kaluar.

Një memo e lëshuar së bashku nga byroja dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare paralajmëron për “mundësinë e ekstremistëve të dhunshëm për të kryer sulme si reagim ndaj ekzekutimit të urdhrit nga FBI-ja të kontrollit të autorizuar nga gjykata në Palm Beach, Florida.”

Buletini madje paralajmëron për një kërcënim për bombë ndaj selisë së FBI-së.