Sigal

Arratiseshin në autostradë nga Orte drejt Romës me një plaçkë prej mbi 20 mijë euro, pas plaçkitjes së postës së Malfondos (Spoleto), por policia rrugore i ka ndjekur dhe bllokuar. Të tre burrat, kishin hyrë në strukturë duke pretenduar se ishin të policisë financiare me arsyetimin për të kontrolluar origjinalitetin e bankënotave në kasë. Për të hequr qafe gjurmët e tyre gjithashtu kishin ndryshuar makinë, por dy patrulla të policisë i kapën ata në autostradë dhe u arrestuan. Në mallrat e vjedhura u gjet një simbol i Guardia di Finanza, një prerës dhe një armë e mbushur gati për të qëlluar, e cila duket se ishte vjedhur nga një roje sigurie.

Video e realizuar nga Policia e Shtetit italiane