Kina ka nisur të kthehet në normalitet, zhvillohet maratona e parë pas krizës së koronavirusit

278
Sigal

Ishte vendi i parë që u godit nga Covid-19, por pas gati tre muajsh nga zyrtarizimi i pandemisë, Kina po i kthehet normalitetit.

Sigurisht shumë masa sigurie vazhdojnë të jenë në fuqi, por kjo nuk pengon rikthimin e njerëzve te pasioni tyre, përfshirë edhe sportin.

Kështu, mediat lokale dhe ato ndërkombëtare raportojnë me video se si kinezët në shumë qytetet kanë nisur aktivitetet sportive në masë, përfshirë edhe një mini-maratonë të zhvilluar në 23 mars në qytetin Dujiangian.