EMRI/ Vrasja me thikë në Sarandë, identifikohet viktima

169
Sigal

Klodian Bakiaj është 41-vjeçari, i cili mbeti i vrarë me thikë pasditen e sotme në Sarandë.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti çasti mes Bakiajt dhe një personi tjetër i cili është në kërkim nga policia.

Klodian Bakiaj fillimisht mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por s’i mbijetoi plagëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin bregdetar.