Qeveria mbylli kolegjin turk, nxënësit dalin në protestë: Shkollën s’mund të na e merrni, anuloni vendimin

102
Sigal

Vendimi i qeverisë Rama  për të mbyllur shkollën private turke “Mehmet Akif” ka ngritur në protestë nxënës të kolegjit dhe mësuesit e tij.

Ata mbanin pankarta të ndryshme në dorë ku shkruheshin “ekselenca jemi ne”, “e ardhmja jonë, e ardhmja e kombit”, “arsimi është i depolitizuar”.

Sipas tyre, vendimi që është marrë nga Ministria e Arsimit, në 3 minuta ka shkatërruar 3 vite sukses.

“Kur marrim ne medalje nëpër botë, krenoheni me ne kolegjistët. Nëse doni të shkatërroni një vend, nuk është e nevojshme bomba, por të shkatërroni arsimin. Kështu na erdhi si bombë ky lajm. Dje i dhatë goditje fatale arsimit. Sot jemi më të vendosura se kurrë, ne nuk dorëzohemi. Shkollën s’mund të na e merrni. Anuloni vendimin kundër shkollës “Mehmet Akif”, tha një prej nxënësve protestuese.

Sakaq, mësuesit e kolegjit thanë se vendimi u ka shkuar pa pritur dhe pa kuptuar.

“I këshilloj të gjithë, ministren, kryeministrin, që të mësojnë se si mësohet mësonjëtorja, gjuha shqipe”, tha mësuesi.