‘Qeveri hajdutësh’/ Vasili: S’ka lekë për punonjësit e burgjeve, por për inceneratorët ka mln euro!

187
Sigal

Nënkryetari i PL-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me protestën e punonjësve të burgjeve të cilët kërkojnë paga më të mira. 

‘Qeveri hajdutesh, s’ka leke per punonjesit e burgjeve, por per Inceneratoret ka miliona euro Hajdutet e qeverise kane lene ne mizerje punonjesit e burgjeve’, shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë: 
Qeveri hajdutesh, s’ka leke per punonjesit e burgjeve, por per Inceneratoret ka miliona euro!
Hajdutet e qeverise kane lene ne mizerje punonjesit e burgjeve.
Qeveria e hajduteve nuk ka Leke per keta punonjes, qe sherbejne ne kete sektor shume te veshtire dhe delikat.
Punonjesit e burgjeve kane kerkesa shume te drejta dhe perballen me keto probleme kritike:
🔵Ju takon rritja e pagës, të paktën me 20%.
🔵Për një muaj, punonjësi i policisë 15 shërbime 12-orëshe dhe ka përfituar 46 mijë lekë pagë.
🔵Rikthimi i pagesës për ditët e shtuna dhe të diela.
🔵Sot, punonjësit e policisë i blejnë uniformat te Rruga e Barrikadave.
🔵Po ikin punonjësit e policisë, po lënë detyrën, për shkak të kushteve të vështira, të diskriminimit, dhe talljes me ta për uniforma dhe paga”,
Ministri Manja deklaronte:
“Me 1 korrik  fillojnë pagat e reja për punonjësit e policisë së burgjeve, siç kam premtuar në Korrik, uniformat e reja për policinë e burgjeve.”
Ky premtim i bërë nga Ministri  i Drejtësisë Ulsi Manja më 14 prill sipas sindikatës së punonjësve të policisë së burgjeve nuk është mbajtur.
“Ne pritëm 1 Korrik 2022 dhe sot jemi me 17 Gusht 2022 dhe më duket se ministri ose me dashje ose pa dashje nuk i vendosi vitin dhe do miratohen pagat me 1 Korrik të vitit ‘1 Prill”-shprehet Kryetari i Sindikates Valentin Macaj.
⚫️Gardianët e regjimit të brendshëm e të jashtëm po përballen edhe me mungesën e dietave, nuk kanë uniforma dhe veprojnë në kushte të vështira në punë
⚫️Ka një muaj që po punojnë 12 orë në ditë pa një shishe ujë,
⚫️pa kushte në vendin e punës,
⚫️pa tualet punonjësit e regjimit të jashtëm,
⚫️nëpër kupola, pa vakt ushqimor.