Joe Biden takohet me Erdogan, zbardhen detaje nga biseda mes dy liderëve

139
Sigal

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar sot me kreun e shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20. Dy liderët deklaruan vullnetin e përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ranë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët në këtë drejtim.

Në një deklaratë nga Zyra e Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se Erdoğan dhe Biden u takuan në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 i cili vazhdon në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Në takimin e zhvilluar në një atmosferë pozitive u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Dy liderët deklaruan vullnetin e përbashkët për të zhvilluar dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet Turqi-SHBA. Në këtë drejtim u ra dakord për formimin e një mekanizmi të përbashkët.

Në takim u diskutuan hapat reciproke që do të ndërmerren në përputhje me perspektivën e përbashkët në drejtim për rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve si dhe u theksua rëndësia për bazën e aleancës së NATO-s dhe partneritetit strategjik.

Gjithashtu në takim u shpreh edhe kënaqësia për hapat reciprok të ndërmarrë lidhur me ndryshimet klimatike.