“Unë jam gati të vritem që fëmijët e Shqipërisë mos vaksinohen me detyrim”, avokati Goxhaj: Qeveria ka një plan 2 milionë euro për fushatën e ndërgjegjësimit

167
Sigal

Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në një emision ku ka folur për vaksinën e detyrueshme në vendin tonë, iniciativën e qeverisë për fushatën e ndërgjegjësimit.

Goxhaj u shpreh i vendosur madje premtoi se është gati të japë edhe jetën në këtë “luftë” që fëmijët e shqiptarëve mos vaksinohen.

Sipas tij, opozita është e kontrolluar nga pushteti, ndërsa theksoi se qeveria ka një plan 2 milion euro për të ndërmarë një fushatë ndërgjegjësimi.

Opozita është e kontrolluar në Shqipëri kurse vend është i “kapur” nga politika. Ne i akuzojmë përgjegjësit e “vaksinës me detyrim” për krime ndaj njerëzimit dhe vendosëm disa litarë që ata që detyrojnë fëmijët të vaksinohen, ata duhet të dënohen me varje. Vaksinimi i detyrueshëm është vepër penale. Qeveria nuk u tërhoq, por u tërhoqën rektorët. Ata e kuptuan që Rama i kishte braktisur i cili nuk donte të mbante përgjegjësi vetë. Ata e kuptuan dhe nuk kanë ku shkojnë nga përgjegjësia penale.

Nëse vdes një student kush është fajtor? Është rektori, është dekani, është i gjithë stafi i vaksinimit. Ditën tjetër çfarë do të ketë përballë familjarë të viktimës që do të jenë të revoltuar, ne i kujtuam rektorëve që në një sistem të kapur pa drejtësi, qytetarit nuk i ngel asgjë dhe do të bëjë vetëgjyqësi.

Unë jam gati të vritem për fëmijët e Shqipërisë, jam gati të bëj luftë për fëmijët shqiptarë, por jo për të rriturit. E Drejta e shkollës që kanë studentët ata pengohen nga një formular që i kërkohet të vaksinohet duke bërë diferencime. Studentit nuk i bëhet testi seriologjik, të shihet statusi shëndetësor cfarë problemesh ka dhe cfarë shkakton vaksina tek ai. Një që ka kaluar kovidin dhe rivaksinohet ky njeri ka shanse më të këqija për të dënuar shëndetin e vet. Ne i kemi shpjeguar rektorit që ti je host zyrtar që bashkëpunon me vaksinatorin, roli jot mban përgjegjësi për veprimet e tyre. Sipas studimeve shkencore vërtetohet se një student mund të vdesë nga vaksina. Taulant Muka është një studiues dhe skllav i shkencës i lirë nga prangat e politikës, ai ka publikuar një studim të rëndësishëm:

“Një 11 vjecar mashkull i infektuar me Covid, rreziku që të shtrohet në spital është raporti 1 në 30 mijë dhe për vdekje 1 në 1 milion. Si mund të kërkohet vaksinim i detyruar ndaj duhet të flasim”, thotë Goxhaj teksa citon fjalët e Taulant Mukës.
Petagogët personeli mbajnë përgjegjësi dhe në këtë rast janë vrasës duke detyruar të bëhet vaksina. Këtë javë kemi bërë një punë të mirë sidomos me Fax Neës që nuk na është ndarë në asnjë moment duke transmetuar protestën.

Qeveria po investon 2 milionë euro për të bërë një fushatë vaksinimi, janë zgjedhur një grup njerëzish që ti mbushin mendjen njerëzve të vaksinohen. Kjo fushatë përfshin televizione, organizata, individë të pastër me influencë. Ne i përgjigjemi me reagimin tonë duke bërë një fushatë me 3-4 ekspertë që do të përballemi me ata që na detyrojnë të vaksinohemi. Jemi të gatshëm të përballemi me këtë fushatë. Nesër fillon fushata “rezisto”, përse një fëmijë ka të drejtë që të mos vaksinohet. Njerëzit kanë të drejtë që të zgjedhin, sepse është trupi im. Këtë javë ne sfidojmë qeverinë nëse duan të ballafaqohen me skuadrën tonë dhe të bëjmë debat për vaksinimin“, tha Goxhaj.