Harta gjyqësore/ Dhoma e Avokatisë nuk tërhiqet, vendos bojkot pa afat

146
Sigal

Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë pa afat seancat gjyqësore, ndërsa ka vendosur një bojkot 10 ditor për masat e sigurimit.

Vendimi i bojktotimit do të shkelet vetëm për masat e sigurisë që do të caktohen ndaj të miturve.

Mbledhja e ditës së sotme e cila zgjati rreth dy ore, pati debate të forta mes avokatëve, ku një pjesë e tyre kërkonin nisjen e proceseve gjyqësore, ndërsa pjesa tjetër kërkonin të qëndronte në fuqi vendimi i bojkotimit.

Gjithashtu në mbledhjen e ditës së sotme u vendos që javën e ardhshme të zhvillohet një protestë përballë Këshillit të lartë gjyqësor, për të kundërshtuar vendimin e KLGJ të miratuar nga Ministria e Drejtësisë për shkrirjen e 18 gjykatave në vend.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia njoftoi se gjatë bojkotit të pare, disa avokatë janë bërë pjesë e proceset gjyqësore dhe ndaj tyre do të merren masa deri në heqjen e licencës.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët kanë bërë disa herë kërkesë për kthimin e këtij vendimi nga ana e qeverisë.