Aksident në “Sheshin Shqiponja”, makina përplas të riun me biçikletë

155
Sigal

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident në “Sheshin Shqiponja”.

Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit me iniciale A.C ka aksidentuar një shtetas me biçikletë ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç.

I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.