Dënohet me burg presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës

99

Gjykata e Apelit të Prishtinës ka dënuar me burg presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës me 9 muaj burg për akuzën e kërcënimit dhe përfitimit financiar në rrugë joligjore.

Nga raportimet e mediave kosovare, në vitin 2014, ndaj Ademit u ngrit një aktakuzë pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër Muarrem Ramën kanë kërcënuar Dritan Kadollin për të ofruar 30 mijë euro ose një automjet “BMW X5” si favor për kryetarin e Asamblesë Komunale të Prishtinës Sami Hamiti.

Kjo vepër penale është kryer në periudhën 12 korrik-12 shtator 2012.

Kjo aktakuzë është ngritur në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të EULEX-it dhe atë të Prishtinës.

Situata në FFK është kaotike pas zhvillimeve të fundit dhe pritet të mësohet nëse presidenti i futbollit të Kosovës do të vazhdojë të ushtrojë detyrën apo do të vazhdojë të përballet në të gjitha shkallët e drejtësisë.