Universiteti Mesdhetar kuratori i tryezës së konferencës ndërkombëtare shkencore Shqipëri-Kosovë për eksplorimin e bashkëpunimit ekonomik

48
Sigal

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, mbajnë konferencë shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”.

Për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona dhe të rajonit, dy akademitë e shkencave, vendosën që kjo konferencë të zhvillohet çdo 2 vjet. Në vjeshtën e vitit 2025, kjo konferencë do të zhvillohet në Tiranë

Së fundmi në Prishtinë ka përfunduar konferenca ndërkombëtare me temë “Sfidat e Bashkëpunimit Ekonomik Shqipëri – Kosovë dhe në rajon”, e organizuar bashkërisht nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës . E mbajtur në datat 6-7 tetor 2023, konferenca kishte për qëllim adresimin e sfidave ekonomike me të cilat përballen Shqipëria, Kosova dhe rajoni më i gjerë, duke eksploruar mundësitë për bashkëpunim të zgjeruar dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjatë këtij eventi kontribut shumë i vyer ishte dhe  fryma akademike e Universitetit Mesdhetar, nga ku folësit e shquar mbajtën fjalime, duke ofruar njohuri mbi sfidat dhe mundësitë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Akademik Anastas Angjeli, organizator i kësaj konference, falendëroi pjesëmarrësit që me punimet dhe prezantimet e tyre shënuan një hap të madh për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona dhe të rajonit.

Në njërën nga seancat e ditës së dytë të konferencës shkencore, mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Albin Kurti. Ai iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës me një fjalë rasti, me ç’rast paraqiti disa aspekte të marrëdhënieve ekonomike të dy vendeve, duke iniciuar njëkohësisht edhe prioritetet dhe sfidat kryesore në këto marrëdhënie.

Kjo konferencë bashkoi akademikë, profesorë, ekspertë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe vendet e tjera të rajonit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë. Me punimet e tyre u analizua niveli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe u propozuan drejtime për përshpejtimin e këtij procesi në vazhdim, kjo edhe në funksion të procesit të Berlinit, me destinacion final integrimin e vendeve tona e të rajonit në Bashkimin Europian.

Organizimi i kësaj konference, u cilësua nga ana e të pranishmëve si një konfirmim i vijimit të suksesshëm të bashkëpunimit dhe si një mundësi e mirë për shkëmbimin e eksperiencave.

Akademik Anastas Angjeli: Konferenca shkencore hap i madh bashkëpunimi ekonomik me destinacion final integrimin

Akademik Anastas Angjeli, organizator i kësaj konference, falendëroi pjesëmarrësit që me punimet dhe prezantimet e tyre shënuan një hap të madh për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona dhe të rajonit. Ai u shpreh: Kënaqësi të bashkëdrejtoja sëbashku me Akad.Prof. Justina Shiroka-Pulaj, Konferencën Ndërkombëtare “ Sfidat e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri -Kosovë dhe në rajon”, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës që zhvilloi punimet në 6-7 Tetor 2023 në Prishtinë. Kjo konferencë bashkoi Akademikë , profesorë ,ekspertë nga Shqiperia , Kosova, Maqedonia e Veriut, dhe vendet e tjera te rajonit si dhe ekspertë ndërkombëtarë . Me punimet dhe prezantimet e tyre u analizua niveli i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe u propozuan drejtime për përshpejtimin e këtij procesi në vazhdim, kjo edhe në funksion të procesit të Berlinit, me destinacion final integrimin e vendeve tona e të rajonit në Bashkimin Europian.

Kënaqësi e veçantë që konferencën e nderoi me pjesëmarjen dhe fjalën e tij, Kryeministri i Kosovës , Albin Kurti.

Një falenderim ja drejtoj pjesëmarrësve dhe folësve në konferencë për mendimet dhe rekomandimet që dhanë, Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosevës , Akademik Mehmet Kraja dhe Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqiperisë Akademik, Skender Gjinushi për mbështetjen , mundesinë që krijuan e dhanë në realizimin e kësaj konference dhe me praninë e tyre  Akademiket : Isa Mustafa, Adrian Civici, Besnik Krasniqi dhe Profesoret Piroshka Nagy- Mohacsi dhe Will Bartlett nga London School of Economics dhe mikun tim Volker Treichel, nga IFC ( Banka Boterore).“Për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona dhe të rajonit, dy akademite e shkencave, vendosën që kjo konferencë të zhvillohet çdo 2 vjet. Në vjeshtën e vitit 2025, kjo konferencë do të zhvillohet në Tiranë .Kumtimet , prezantimet dhe rekomandimet e konferencës do të publikohen në nje botim të veçantë”, ka deklaruar akad. Anastas Angjeli.

Kryeministri Kurti merr pjesë në konferencën shkencore: Është nga mbledhjet më strategjike me njohësit më të lartë të dy shteteve tona

Në njërën nga seancat e ditës së dytë të konferencës shkencore “Sfidat e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon”, e cila i zhvilloi punimet në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, zoti Albin Kurti. Ai iu drejtua pjesëmarrësve të konferencës me një fjalë rasti, me ç’rast paraqiti disa aspekte të marrëdhënieve ekonomike të dy vendeve, duke iniciuar njëkohësisht edhe prioritetet dhe sfidat kryesore në këto marrëdhënie.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh ndër të tjera se : “Ajo që po zhvillohet  këtu është nga konferencat më të larta sepse në këtë vend ku më keni mirëpritur mua e jeni mbledhur bashkë do të flasin njohësit më të lartë të dy shteteve tona. Është nga konferencat më strategjike sepse në të do të flitet për bashkëpunimin në mes të dy shteteve sipas zotërimeve në njerëz, prodhim, financa dhe nivel teknologjik.

Midis Shqipërisë dhe Kosovës gjerë më tani janë nënshkruar përgjatë viteve gjithsej 184 marrëveshje, protokolle e memorandume. Ndër marrëveshjet e nënshkruara mes palëve, një vend të rëndësishëm zënë marrëveshjet me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike të qytetarëve, bizneseve por edhe më gjerë. Bashkëpunimi, konkurrenca, shpërndarja e rishpërndarja e të mirave dhe e shërbimeve, të gjitha këto procese vitale për ekonominë, lehtësohen, përmirësohen, shpeshtohen e na japin më shumë frymë e gjallëri në vendet tona, në shoqëri e në shtet.

Megjithëkëtë, marrëveshjet nuk e zbatojnë vetveten, por duhet punë e veprim që ato të japin efekte konkrete. Të gjithë, edhe individët, edhe bizneset, edhe akademikët e politikanët, duhet të dëgjojmë e të shohim që ekonomia po përmirësohet, por më së pari duam ta ndjejmë këtë në jetët tona të përditshme. Pra, të nxjerrim konkluzione pozitive, progresiste edhe nga përvojat.