Kthjellime dhe vranësirave në zonat veriore dhe veriperëndimore, si parashikohet moti për sot

38
Sigal

Gjatë kësaj dite vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Në orët e para të ditës moti do të jetë me kthjellime të pakta, deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Nëpjesën e dytë të ditës moti do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit por rënie me 2 gradë C pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të jetë fryjë kryesisht, me shpejtësi mesatare 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.