‘Jepini fund vettingut’/ Presidentja e BE-së i jep ultimatumin e fundit Polonisë

150
Sigal

Presidentja e BE, Ursula von der Leyen një ditë më parë i ka dhënë ultimatum Polonisë që ti japë fund regjimit disiplinor të vettingut polak për gjyqtarët.

BE-ja i ka kërkuar Polonisë që të nisë një proces për riintegrimin e atyre që janë përjashtuar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku me anë të vettingut, qeveria ka përjashtuar nga drejtësia dhjetëra e qindra gjyqtarë, duke pretenduar se nuk justifikojnë qëndrimin e tyre në detyrë.

Ne lidhje me situaten ne Shqiperi nuk eshte mbajtur ky qendrim.

Vetëm dy ditë më parë Polonia u gjobit me 1 milionë euro në ditë për shkak se nuk ka pranuar të pezullojë funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

Kjo masë ndëshkuese do të jetë në fuqi deri në momentin kur Vrashava të pranojë të pezullojë Dhomën Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

Tensionet mes Polonisë dhe Bashkimit Evropian janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Madje, një vendim i 7 tetorit nga Gjykata Kushtetuese e Polonisë për të hedhë poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE-së mbi legjislacionin kombëtar, për disa çështje të caktuara gjyqësore, ka çuar në përplasje mes kryeministrit polak dhe Mateusz Morawiecki dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila paralajmëroi masa ndëshkuese ndaj Polonisë.