Japonia sjell ambasadorin e parë në vendin tonë

456
Sigal

Japonia ka hapur për herë të parë ambasadën e saj në
Tiranë.

Mësohet se ambasador rezident në kryeqytetin tonë do
të jetë Makoto Ito.

Ky i fundit do të jetë ambasadori i parë i Japonisë
rezident në Tiranë.

Shteti i fuqishëm aziatik dhe një nga ekonomitë më
të fuqishme në botë më parë ka pasur vetëm një konsull nderi, ndërsa tani e ka
ngritur nivelin e saj të përfaqësimit.