Sigal

Ankand rekord në Japoni në tregun e peshkut. Një peshk ton i kuq, prej 278 kilogramësh, është shitur për 3 milion dollar.

Ai që e ka vlerësuar këtë peshk me këtë çmim ka qenë një ‘boss’ i sushi, në ankandin tradicional të fillim vitit në Tokyo.

Një shifër që shënon një rekord absolut, dyfishi i atij të vitit të kaluar, kur një peshk i tillë u shit në ankand për 1.4 milion dollar.

Lajmin e bën të ditur Bbc që kujton që grosistët dhe pronarët e kompanive të sushi shpesh herë paguajnë çmime të ngjashme për peshkun më të mirë, në ankandin e parë të vitit të ri.