Gjenden gjurmë tuberkulozi te një zvarranik prehistorik që daton 245 mln vite më parë

466
This handout picture taken on May 12, 2016 in Jaworzno, Poland, and released on June 6, 2018 by Tomasz Szczygielski shows a close-up of the rib cage showing pathological ribs. Polish and American researchers have found traces of tuberculosis on the 245-million-year-old skeleton of a prehistoric marine reptile, demonstrating that the disease is much older than previously thought. / AFP PHOTO / Hand-Out / Tomasz Szczygielski / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO /Tomasz Szczygielski " - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS
Sigal

Shkencëtarë polakë dhe amerikanë zbuluan gjurmë të tuberkulozit në një skelet të vjetër, i cili daton 245 milionë vite më parë, të një zvarraniku ujor prehistorik duke zbuluar se kjo sëmundje është shumë herë më e hershme nga sa mendohej deri më sot.

Rezultatet e kërkimeve, tashmë të publikuara në gazetën “Royal Society Open Science” të Londrës u prezantuan për median në Katowice, në jug të Polonisë.

“Këto të dhëna janë një arritje e madhe në kohë”, komentoi autori i studimit, paleontolog i Universitetit të Silezisë, Dawid Surmik.

”Deri më tani, gjurmët më të hershme të zbuluara të tuberkulozit datonin 17 000 vite më parë”, shtoi ai.

Skeleti i zvarranikut, një proneustikozaur, i familjes së notosaurëve, ngjan me një krokodil të vogël peshkngrënës që u zbulua në Gogolin, në Silezi, në fillim të shekullit XX.

Por vetëm së fundmi shkencëtarët u interesuan, pas një serie tumoresh malinje të kockave, të konstatuara në katër brinjë të kafshës.