Itali/ Shqiptari po transferohej te e dashura, kapet nga policia me valixhen me drogë

340
Sigal

Një i ri shqiptar ka përfunduar në pranga për posedime të lëndëve narkotike, pasi u kap me 5.5 kg drogë të llojit marijuanë. Policia italiane arrestoi 23 vjeçarin me iniciale M.L, banues në Pesaro. I riu ishte vënë nën monitorim nga hetuesit ditët e mëparshme, ndërsa u ndalua jo shumë larg shtëpisë që përdorte. Në bordin e një makine, ai kishte edhe 700 euro para të gatshme. Siç del nga hetimet, ai kishte vendosur të transferohej në shtëpinë e të dashurës së re. Ai kishte valixhen plot me rroba dhe sende personale, por brenda tyre kishte edhe një qese të madhe celofoni. Megjithatë, droga do të ishte e fundit që do të transferohej pasi të shihte sigurinë e shtëpisë së të dashurës. Pasi u ndal, i riu fillimisht mohoi të jetonte në atë ndërtesë dhe refuzoi të jepte çelësat e derës, por agjentët hynë me forcë dhe gjetën sasinë e marijuanës, çka çoi më pas edhe në arrestimin e tij. Ndaj 23 vjeçarit, duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës së gjetur, po hetohet më tej nga autoritetet për të kuptuar rolin e e saktë në trafikun e drogës. Ai është dërguar në qelitë e paraburgimit, në Lo Russo Cotugno në dispozicion të autoritetit gjyqësor.