Itali/ Shpërndanin kokainë, arrēstohen dy shqiptarë

278
Sigal

Policia italiane ka arrēstuar dy shqiptarë në Rimini, nën akuzën e kryerjes së veprës penale trafikimi i drōgës. Pas një sërë hetimesh policia arrēstoi një 20-vjeçar dhe 31-vjeçarin, persona të njohur për policinë, falë përfshirjes së tyre në aktivitetet e trajtimit të drōgës. Ata u prangosën ndërsa po shisnin nga një dozë kokāinë, siç raportojne mediat vendase. Në kontrollin që autoritetet ushtruan në shtëpinë e tyre u gjetën dhe sekuestruan 57 doza kokāinë, që ishin të paketuara dhe të gatshme për t’u shitur gjatë fundjavës. Karabinierët kanë konstatuar se të dy tregtarët e drōgës tashmë kishin filluar shitjen e drōgës, menjëherë pas daljes nga karantina dhe kishin arritur të mblidhnin 4900 euro brenda disa ditësh.