E rëndë/ Ktheheshin nga pushimet, aksidentohet në hyrje të Elbasanit çifti nga Tirana

322
Sigal

Një çift nga Tirana është përfshirë në një aksidēnt në afërsi të hyrjes së qytetit të Elbasanit sot rreth orës 19.50. Aksidenti, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur në Mengël në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Automjeti i çiftit nga Tirana që kthehej pas pushimit të fundjavës në Pogradec është përplasur nga një automjet tjetër që po futej në rrugën kryesore. Çifti që mbeti i plāgosur në këtë aksidēnt është transportuar në spital dhe sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidēntit.