Islami: Pse PS del minus 30 % në sondazhe në Vlorë

73

Ish-ministri i Partisë Socialiste, Kastriot Islami ka reaguar për përplasjen mes Edi Ramës dhe kryebashkiakut Dritan Leli në Vlorë. Në një postim në Facebook, Islami shprehet se Edi Rama nuk ka vendosur asnjë deputet që është direkt nga Vlora në këtë qark dhe ata që janë zgjedhur kanë menduar vetëm për grabitjen e pronave. Rama nuk ka vendosur asnjë deputet nga Vlora. Të gjithë deputetët e Vlorës me Ramën në krye nuk kanë bërë asnjë pune, por vetëm kane vjedhur pronat e pasuritë e bregdetit. Tani Rama akuzon se fajin e ka Leli, por vlonjatët e dinë të vërtetën, dinë shumë mirë se çfarë ka bërë Rama, çfarë kanë vjedhur deputetet e tij. Dhe prandaj është rrudhur mbështetja deri në 30%. Ka vetëm një zgjidhje: Duhen shporrur e ndëshkuar hajdutët… dhe vlonjatët e kanë dhënë të qartë mesazhin…”,- shprehet Islami në një postim në Facebook.