“Shqipëria e 88-ta në botë për koronavirusin’’, Vasili ‘shuplakë’ Ramës: ‘Suksesi’ i kryeministrit është rritja e rasteve me 62%

319
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar raportin e Forbes për pandeminë duke thënë se Rama është një gënjeshtar pa shërim.

Vasili thotë se ‘suksesi’ i Ramës në pikun e pandemisë dhe izolimit prej më shumë se 2 muaj e gjysmë është rritja me 62% e rasteve, pasi sot ka 44 si një tjetër rekordi i Shqipërisë.

Po ashtu Vasili citon Ramën kur e quante Shqipërinë një mrekulli botërore në menaxhimin e pandemisë por tashmë ajo sipas Forbës renditet e 88-ta.

POSTIMI:

Rama çfare genjeshtari dhe studimi i Forbes per Pandemine !?

Sot 44 raste te reja me COVID-19.

Ne pikun e pandemise numri me i larte ishte ne 3 prill 27 raste.

“Suksesi madheshtor” i Edi Rames pas izolimit idiot 2 muaj e gjysem eshte rritja me 62%.

Ja ne cfare duar eshte shendeti i shqiptareve.

Edi Rama genjente pak jave me pare pa ju dridhur syri se kishte bete mrekulli boterore ne menaxhimin e pandemise. Ja cfare thoshte:

“Albania the Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”,- shprehej Rama.

Studimi i Forbes tregon qarte se çfare genjeshtari pa sherim eshte Edi Rama.