Itali, policia sekuestron 1,6 mld euro nga një familje me lidhje mafioze

460
Policia italiane sekuestroi sot asete me vlerë 1,6 miliardë euro nga një familje sipërmarrësish të akuzuar për lidhje te ngushta me mafian siçiliane, pavarësisht se kanë fituar më pare kredenciale të forta për kundërvënien ndaj bandave keqbërëse.
Autoritetet deklaruan se ishte një nga shumat më të mëdha që është konfiskuar në hetimet që kanë lidhje me mafian.
Sipas prokurorëve, familja Virga, e përshkruar si “mbretëresha e betonit” nga gazeta “La Repubblica”, janë të lidhur me Cosa Nostran nga qyteti i tyre i Marineos që ndodhet rreth 30 kilometra në jug të Palermos.
Hetuesit dyshojnë se lidhjet mafioze ndihmuan familjen për të fituar kontrata publike në sektorin e ndërtimit.
Në vitin 2013, Virgasit u morën si shembull nga shoqatat antimafie të tilla si Addiopizzo për të dëshmuar si viktima të pesë mafiozëve të cilët ishin në gjyq për shantazh.
Sigal