Itali/ Aksident me makinë, plagoset i riu shqiptar

759
Sigal

Një i ri shqiptar mbeti i plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi gjatë mbrëmjes së të premtes në Castel Bolognese, Ravena, Itali.

Mediat raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një automjet tip ‘Audi A3’ kur u përfshi në një aksident me një automjet tjetër që drejtohej nga një shtetas italian.

Makina e shqiptarit ka përfunduar në një kanal anash rrugës. Nuk ka të dhëna për identitietin e tij.

Të dy janë dërguar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet.