Loja e të “ëmurit psiqik” me Ambasadorët

249
Sigal

Lideri global, po luan me ambasadorët, për të bërë pazar me ta, me synimin për të siguruar mosndëshkimin e tij për korrupsionin, përmes garancisë për t’u bërë President në këmbim të dorëzimit të qeverisë.  Çudia si i shndërronte kanaçet në qen për të mashtruar ndërkombëtarët 

Fejton

Një mik që ka shumë humor më mori në telefon dhe më sugjeroi që “lojën e të sëmurit psiqik”, që lideri global po luan me ndërkombëtarët,  për të bërë pazar me ta, me synimin për të garantuar mosndëshkimin,  përmes garancisë për t’u bërë PRESIDENT , ta paraqisja me një anekdotë të vjetër, por të aktualizuar me liderin global si personazhin që bën kot, apo është me të vërtetë i sëmuri psiqik.

*

Për t’u bërë i besueshëm, si i sëmurë psiqik, lideri global fillon të shëtisë rrugëve të Tiranës me një kanoçe, që e tërheq për dore me një fije me të cilën ka lidhur kanoçen.  Kur e pyesin qytetarët, se çfarë është kjo, Lideri përgjigjet me zë të lartë se  “ky është qeni im”.

Kaq bukur e luan këtë lojë lideri global, saqë shumica e shqiptarëve e besojnë si të sëmurë të vërtetë.

Madje, kjo shkon edhe më larg: në takimet e saj, opozita u thotë ndërkombëtarëve se janë të shpjegueshme veprimet e liderit global se ai është lajthitur, sepse shëtit gjatë të gjithë kohës me një kanoçe, që e tërheq me një fije dhe kanoçen e trajton si qen, sa herë e pyesin kalimtarët.

Kjo gjë u ndodhte ndërkombëtarëve në takimet që ata kishin me liderin global, i cili paraqitej në takime me kanoçen për dore,  që e prezantonte edhe tek ata, si qen.

Por ndërkombëtarët kishin informacion se ai e luante këtë lojë, se kërkonte prej tyre pazar për t’i shpëtuar ndëshkimit për bëmat që kishte bërë.

Dy ambasadorë të rëndësishëm, përfaqësues të komunitetit  ndërkombëtar, vendosën të dilnin në rrugë dhe ta shihnin vetë se çfarë bënte ai me kanoçen për dore.

E panë  dy ambasadorët  liderin  që shëtiste me kanoçen për dorë së bashku me një mikun e tij.

E pyetën se:  -“Çfarë e kishte atë që mbante për dore?”

Lideri global iu përgjigj hazër xhevap:  -“Kanoçe!”

Dy ambasadorët u qetësuan dhe u bindën se lideri global, ose kishte një hall shumë të madh, që bënte si i sëmurë psiqik, ose ishte shëruar,  dhe i thonë njeri- tjetrit:  -“Lideri global shyqyr qenka më mirë”

Por, sapo dy ambasadorët kalojnë, lideri global, i shqetësuar se doli zbuluar, i kthehet kanoçes me zë të lartë: -“Hajde bubi, se ia hodhëm edhe këtë rradhë ndërkombëtarëve!”