Erisa Xhixho: Më 25 prill votoni për veten tuaj, fëmijët, të ardhmen!

215
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka zhvilluar takime me banorë të ndryshëm të Tiranës, dhe u bën thirrje që me 25 prill të votojnë në për veten, fëmijët dhe të ardhmen e gjithësecilit.

“Programi ynë garanton shanse të barabarta, arsim cilësor, dalje nga kriza e thellë ekonomike falë një plani konkret e të realizueshëm, punësim të sigurt, zgjidhje reale për përballimin e pasojave sociale e shëndetësore të pandemisë.”,- shprehet Xhixho në postimin e saj.

Postimi i saj i plotë:

Derë më derë, e në çdo shtëpi, për të parë e dëgjuar nga afër secilin prej jush, shqetësimet e qytetarëve që bashkohen në një pikë, pamundësi ekonomike, pabarazi sociale, braktisje nga institucionet qendrore e vendore, pasiguri.

Sot, me të rinjtë e palodhur të LSI-së, për të njohur çdo banor me mundësitë që garanton programi ynë, që nesër, falë votës së tyre do të jetë mundësia për një jetë më të mirë.

Biznesi po numëron ditët për të dalë nga kjo situatë e zymtë, qytetarët, të punësuarit, po ashtu.

Programi ynë garanton shanse të barabarta, arsim cilësor, dalje nga kriza e thellë ekonomike falë një plani konkret e të realizueshëm, punësim të sigurt, zgjidhje reale për përballimin e pasojave sociale e shëndetësore të pandemisë.

Më 25 prill votoni për veten tuaj, fëmijët, të ardhmen!
Shqipëria, shtëpia juaj