Dje kujtoi të atin, sot Rama humbi nënën

305
Sigal

Një ditë më parë, nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook, kryeministri Edi Rama kujtoi të atin e ndjerë, Kristaq Ramën.

Ai shkruante se Kristaq Rama do të mbushte 88- vjeç nëse një goditje fatale në zemër nuk do i kishte marrë jetën, duke shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij.

“Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak”, shkruante kryeministri.

Për ironi të fatit, sot u nda nge jeta nëna e tij, Aneta. 82-vjeçarja vuante nga një sëmundje e vështire dhe prej kohësh nuk ishte shfaqur në publik.

Rama shprehu dhimbjen për vdekjen e saj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”