Indi/ Cikloni Fani trondit qytetarët, 2 të vdekur, 1 milion të evakuuar

514
Sigal

Erëra me 205 km orë dhe më shumë se një milion persona të evakuuar. Cikloni Fani ka arritur në brigjet lindore të Indisë me shira të furishëm dhe erëra të forta.

Deri tani numërohet 2 të vdekur. Rreth 1.2 milion njerëz janë evakuuar nga zonat e përmbytura të shtetit të Orissa, më e goditura.
Cikloni, ka goditur mbi të gjitha qytetin turistik të Puri, ku sipas parashikimeve erërat do vazhdojnë të jenë të forta edhe në orët e ardhshme.

Shumë zona janë përmbytur, shumë shtëpi janë shkatërruar, mijëra pemë janë thyer dhe shumë shtëpi janë shembur. Fani po spostohet drejt brigjeve të Bangladeshit.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri