Media Greke: Merkel e Macron fshehin izolimin e Tiranës

479
Sigal

Media greke i ka kushtuar rëndësi faktit që kancelaria Merkel dhe Presidenti Macron nuk i dhanë shpresë kryeministrit Rama për hapjen e negociatave, madje, në analizat e tyre theksojnë se Merkel dhe Macron kanë vendosur që ta izolojnë kryeministrin Rama, për shkak të krizës së madhe politike në Shqipëri. Kanali televiziv grek Neës24/7 raporton se: “Siç u bë e qartë nga diskutimet të hënën në Konferencën e Berlinit, janë të pakta shanset e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të marrë datën për pranimin në BE, në samitin e BE-së në qershor. Çështja në fakt nuk është e pamundur që të shtyhet për në samitin e ardhshëm në vjeshtë, në mënyrë që të mos përballet me probleme të tjera deri atëherë, Zoran Zaev. Forcat dominuese në Bruksel përjashtojnë të paktën për momentin, mundësinë për t’i dhënë Tiranës datën e pranimit, por njëkohësisht nuk duan ta japin vetëm Maqedonisë së Veriut, pasi një zhvillim i tillë do të nënkuptonte izolimin e plotë të qeverisë Rama dhe destabilizimin e mëtejshëm politik në Shqipëri. Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, megjithatë, në takimin që zhvilluan në