Policia e Padovës arrestoi dje një shqiptar 26 vjeç me inicialet H.A, pasi iu gjend drogë e llojit kokainë. Skuadra policore e vëzhgoi të riun teksa ecte me biçikletë, i nevrikosur dhe me qëndrim të dyshimtë.
Pas kësaj, agjentët “u lëshuan” për kontroll. Shqiptari menjëherë la biçikletën, vrapoi, duke tentuar që të ikë prej tyre. Madje, rrugës atij i ra një thikë, shkruajnë mediat italiane.
Policia e ndoqi, nuk e humbi nga sytë, derisa arriti që ta kapë. Një prej agjentëve e kapi atë dhe menjëherë u dërgua në komisariat. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ku përpos prodhim e shitje narkotikësh, akuzohet edhe për rezistencë ndaj zyrtarëve policorë.