Greqi, 17 persona humbin jetën nga koronavirusi, 624 të infektuar

279
Sigal

Arrin në 17 numri i viktimave të prekur nga koronavirusi në Greqi.

“Skai.gr” bën me dije se viktima e fundit është një 64-vjeçar që humbi jetën në Spitalin Universitar të Patras.

Ekspertët thonë se ai ishte i intubuar prej 11 ditësh, por sot humbi betejën me jetën.

Më herët një 78-vjeçar i cili ishe shtrua në spital në Sotiria humbi jetën në 5:30 të mëngjesit të së hënës.

Deri në këto momente, në Greqi janë 624 persona të prekur me COVID-19.