Papa Françesku: Sulmet në Francë pjesë e Luftës së Tretë Botërore

476
Papa Françesku i ka quajtur sulmet e mbrëmshme në Paris si një pjesë e Luftës së Tretë Botërorë që po vjen gradualisht. Në një bisedë telefonikë, për televizionin TV2000- Papa Françesku tha se sulmet nuk janë njerëzore.
“Unë po solidarizohem me njerëzit në Francë, me familjet e viktimave dhe unë po lutem për ta”, tha Papa. “Nuk po mundem ta kuptoj, këto gjëra janë vështirë për tu kuptuar”. Kurse kur ai u pyet për fillimin e Luftës së Tretë Botërorë, Papa Françesku tha se “kjo është një pjesë e tij, duke shtuar se “nuk ka asnjë fe apo njeri që mund ta justifikojë këtë”.
Sigal