“Genocid lufte”, Brazili del në shesh kundër Presidentit: Keqmenaxhoi pandeminë

188
Sigal

Brazilianët kanë dalë në sheshe e rrugë për të kundërshtuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë së Covid-19 nga ana e Presidenti Jair Bolsonaro.

CNN thotë se kjo protestë ishte më e madhja që prej nisjes së pandemisë.

Njerëzit dolën masivisht në kryeqytetin Brazilia, Sao Paolon dhe Rio de Janeiron, duke bërë thirrje për shkarkimin e Bolsonaros për keqmenaxhim të krizës dhe mungesës së vaksinave anti-Covid.

Protestat u nxitën më shumë pas mbylljes së hetimit të parlamentit vendas, që gjeti një sërë gabimesh të tij, që nga mosnjohja e virusit, reagimi me vonesë e deri te shpërfillja e rrezikut.

Në Brazil janë vaksinuar deri më tani rreth 19 milionë banorë, nga rreth 200 mln banorë që është popullsia e këtij vendi.

Numri i infektimeve të reja dhe vdekjeve mbetet sërish i lartë, me rreth 80 mijë raste ditore dhe mbi 2 mijë vdekje.