Gjendet trupi i dekompozuar i një shqiptari në Greqi

519
Sigal

Një kufomë që i përket një 22 vjeçari shqiptar është gjetur banorë të zonës mëngjesin e së premtes në zonën Koum Kapi në Chania.

Mediat greke shkruajnë se kufoma u identifikua i takon një 22-vjeçari shqiptar.

Në vendngjarje shkruan forcat e  policisë së zonës, policia e portit, ambulanca dhe morën trupin e shqiptarit për të cilin ende nuk dihet nëse ka vdekur apo është vrarë.

Paraprakisht mendohet se është një vdekje aksidentale.

Por ekzaminimi i mjekësisë ligjore pritet të “hedhë dritë” mbi shkaqet e sakta të vdekjes së të riut shqiptar emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur.