Fshehu në makinë 20 mijë £ me letër alumini, shqiptarit i sekuestrohen paratë në Britaninë e Madhe

95
Sigal

Një shqiptar i identifikuar si Valentin Gjoni 54 vjeç, u ndalua nga policia britanike pasi u kap gjatë një kontrolli me para të padeklaruara.

Teksa u mor në pyetje, Gjoni ka thënë se po shkonte drejt Italisë dhe më pas drejt Shqipërisë dhe se nuk kishte para në mjet.

Por gjatë kontrollit doli e kundërta. Efektivët e policisë i gjetën 20 mijë paund të mbështjella me letër alumini të fshehura në makinë.

15 mijë paund iu gjetën të fshehura në xhepat e xhupit ndërsa 5 mijë të tjera i kishte vendosur në një çantë dore.