Një makinë me emigrantë është përfshirë në një aksident në Greqi, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe tetë janë plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Komotinisë, në Rrugën Egnatia.
Mjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga trafikantë, të cilët po udhëtonin drejt Selanikut. Mësohet se emigrantet janë të moshave 17-30 vjeç.
Gjashtë të plagosurit nga Bangladeshi, dy nga Pakistani dhe shoferi i ‘Seat’, gjithsej nëntë, u dërguan në spital. Në kohën e përplasjes, një trafikant dhe dy emigrantë u larguan nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.