Lufta në muajin e dytë! Rusia kërcënon: Jemi përmbajtur deri tani, do godasim ‘qendrat vendimarrëse’

157
Sigal

Rusia po përpiqet të gjejë pretekst për të justifikuar pushtimin e Ukrainës, ndërsa luftimet kanë hyrë në muajin e dytë.

Ditën e sotme ushtria ruse në një deklaratë ka kërcënuar se do të godasë “qendrat vendimmarrëse” të Ukrainës, duke përfshirë ato në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Kështu, shënjestër e sulmeve do të ishin godinat e qeverisë, të ushtrisë dhe të të gjitha autoriteteve zyrtare në vend.

Sipas trupave të Moskës, sulmi do të kryet në përgjigje të asaj që Rusia tha se ishin “përpjekje sabotimi dhe sulmi” në territorin rus.

“Ne shohim përpjekje për sabotim dhe goditje nga trupat ukrainase ndaj objekteve në territorin e Federatës Ruse,” tha zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov, në një deklaratë.

“Nëse raste të tilla vazhdojnë, Forcat e Armatosura të Federatës Ruse do të godasin qendrat vendimmarrëse, përfshirë në Kiev, nga e cila ushtria ruse është përmbajtur deri më tani.”- shtoi ai.

Rusia, në fillim të këtij muaji, akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti brenda territorit rus. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar sulmin.